Covid-19 u merr jetën dy inxhinierëve

0

Dy inxhinierë në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën si pasojë e virusit të rrezikshëm Covid-19. Inxhinieri i spitalit rajonal Berat, 55-vjeçari Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHEE-së, 60-vjeçari Armand Spathara e humbën luftën me Covid-19 në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej dy javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku ishin të intubuar. Mësohet se askush prej dy inxhinierëve që humbën jetën nga Covid-19 nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ata ishin transportuar rreth dy javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë në gjendje të rënduar.

Pas disa ditësh në intubim gjendje e tyre është përkeqësuar, ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë. 55-vjeçari Alfred Lulaj kishte 10-vjet që punonte si inxhinier në spitalin rajonal Berat, ndërkohë që 60-vjeçari Armand Spathara mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat,ku punonte si inxhinier në sektorin e dispeçerisë.

Pas vdekjes së tyre,kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu