Covid-19 në Kosovë/ Rritet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

0

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 2.388 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 290 prej tyre.

E plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu