Një tjetër i mbytur në brigjet Shqiptare /Spille 62-vjeçari pa shenja jete

0

Një tjetër i mbytur është gjetur këtë të hënë në brigjet shqiptare. 62-vjeçari A.S, u gjet në brigjet e plazhit të Spillesë në Kavajë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.Dyshohet se ai u mbyt aksidentalisht.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2021, rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, është gjetur në breg të detit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 62 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu