TIRANË- 117 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vend. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook, shkruan se vaksinat e ardhura sot, janë pjesë e kontratës së dytë që qeveria ka me kompaninë. Ndërkohë që deri më tani në vend kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti-Covid.
Postimi i Plotë:
Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.