CR7 jashtë 10-tëshes. Zbulohet fituesi i Topit të Artë, ja treshja kryesuese

0

Favorit absolut për të triumfuar është sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema i cili në sezonin e kaluar ishte vendimtar për madrilenët në triumfin e tyre në La Liga dhe Champions League.

Madje, tashmë në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë edhe renditja e treshes finale së Topit të Artë, ku është pikërisht francezi që shihet në avantazh ndaj të gjithë lojtarëve të tjerë. Sakaq, pas francezit renditet Sadio Mane, ndërsa sipas kësaj liste të zbuluar së fundmi dhe që pritet të konfirmohet më 17 tetor vërtetësia e saj, në vend të tretë do të jetë një tjetër madrilen.

Fjala është për Vinicius Junior që gjithashtu spikati me spanjollët duke u shndërruar në një “makth” për mbojtësit kundërshtarë me shpejtësinë dhe teknikën e tij. Ndërkaq, sipas listës së zbuluar së fundmi, Salah renditet i katërti dhe pas egjiptianit vjen Lewandowski e Mbappe ndërsa Cristiano Ronaldo pritet të përfundojë jashtë 10-tëshes së parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu