Cristiano Ronaldo sulmon shokët: Brez që i fiton gjërat lehtë!

0

Mbrëmjen e djeshme është transmetuar pjesa e parë e intervistës së Kristiano Ronaldos për Pirs Morganin dhe një nga temat e paprekura të saj që do vazhdojë të prodhojë polemika të tjera, është kryqëzimi që portugezi i ka bërë shokëve të rinj të skuadrës. Nga shënjestra e tij shpëton vetëm Dalot:

“Unë nuk mendoj se ata nuk i respektojnë lojtarët me më shumë eksperiencë apo të vjetër, por ata jetojnë në një tjetër epokë. Unë mund të them se për djalin tim që është 12 vjeç, mentaliteti nuk është i njëjtë. Uria e tyre është ndryshe. Mendoj se ata i fitojnë gjërat shumë më thjesht, nuk vuajnë dhe nuk u intereson. Nuk dua të them vetëm disa te Junajtid, por në të gjithaklubet në botë. Të rinjtë nuk janë njëlloj si ata të brezit tim. Por nuk mund t’i fajësosh, sepse është pjesë e jetës së një brezi të ri dhe teknologjia i shpërqendron. Të rinjtë që më befasojnë nëskuadër janë Dalot. Ai është i ri, inteligjent. Kemi edhe disa të tjerë, ndoshta Martinez, Kasemiro është në të 30-at… por unë do ta thosha Dalot”.

37-vjeçari tha edhe se nuk i kupton kritikat e tij për vuajtjet e Junajtid:

“Është e lehtë të drejtosh gishtin kur dëshiron të mbulosh gjëra të tjera. Duket se shtypi më do në faqen e parë, sepse ata do të shesin më shumë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu