Çuçi për ndërtimet pa leje: Epokë e re, do të kontrollohet nga policia çdo centimetër

0

“Zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimit pa leje. Është momenti që ne ta ridimensionojmë, dhe besoj se tashmë është koha që duhet të fillojmë të japim rezultate. Kemi kaluar një periudhë duke përfshirë këtu edhe fushatën elektorale. Por këtu përfitoj që t’i uroj punë të mbarë zotit Biberi për marrjen e detyrës si drejtues i ri i IKMT-së.

Policia duhet të konsiderohet kyçe

E gjithë përgjegjësia penale duhet t’i bie dhe duhet t’a ketë policia e shtetit. Policia e shtetit duhet të kontrolojë cdo cm katror të territorit të policisë. Duhet të krijohen marrëdhënie të përhershme që kanë të bëjnë me komunikimet me policinë që ka në ngarkim një zonë të caktuar me inspektorin e ndërtimeve pa leje.

Po marr shembull në mbledhjen e kanabisit, siç funskionon bashkëpunimi në atë fushë duhet të bëhet edhe në këtë rast. Punonjësi policisë do të jetë përgjegjës për çdo shkeljë që ndodh në territorin e Shqipërisë duke filluar që nga ndërtimet pa leje, djegien dhe prerjen e pyjeve etj. Përgjegjësin do t’a ketë policia e shtetit, që duhet të vendosë kontrollin mbi territor.

Shqiptarët duhet t’a njohin policinë e shtetit si garant për sigurinë e tyre. Nuk dua të zgjatem shumë po dua t’i kujtoj çdo personi nga veriu e në jug se do përballen me forcën e ligjit si asnjëherë tjetër, t’a harrojnë telefonin e ministrit. Kushdo qoftë sado i pasur apo i varfër do të dënohet sipas ligjit. Po ju them edhe njëherë fiksojeni mirë këtë gjë sepse nuk do të ketë më veprime të tilla. Sidomos tashmë në periudhën e turizmit ku duhet të jemi vigjilentë në cdo gjë, puna jonë duhet të jetë shumë e madhe.

Në mënyrë të kordinuar, jo spontane, do të kontrollohet gjithë territori për të marrë masa për ndalimin e të gjithë shkeljeve, inspektorët do të jenë pjesë e komisariateve për çdo gjë që lidhet me këtë fushë.

Jemi gati të fillojmë një epokë të re përsa i takon kontrollit të territorit. Do të ketë një plan të qartë që buron nga detyrimi që ka çdo organ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu