Dalin detaje se si nisi zjarri në magazinën që i mori jetën Arjan Salës

0

Të tjera detaje dalin në dritë nga zjarri që ndodhi në magazinat e një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, ku fatkeqësisht humbi jetën 33-vjeçari Arjan Sala.

Ngjarja ndodhi pasdites e së mërkurës. Nga hetimet e policisë, rezulton se zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike nga një tel rrymepercjelles që lidhej me një ndriçues. Po ashtu mësohet se zjarri është konstatuar nga punonjësit e magazinës, të cilët po shkarkonin një kamion. Ndonëse ata kanë ndërhyrë me fikse dore për të fikur zjarrin, për shkak të materialeve të djegshme plastike vatra është riaktivizuar me i fuqishëm ku edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e veshtirë.

Paralelisht me dokumentimin e shkakut të zjarrit po hetohet nga ana e policisë dhe prokurorisë edhe për shkaqet e vdekjes se 33-vjeçarit Arjan Sala. Po verifikohet nese jane zbatuar si duhet masat kundër zjarrit ne objekt dhe për faktin nëse kanë qenë apo jo funksionale sinjalistikat dhe daljet e emergjences.

Trupi i 33 vjecarit u gjet dje gjatë natës në fund te magazinës pas një dere metalike të mbyllur, vetëm pas 50 orë kërkimesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu