Dalin detaje të reja nga ngjarja e Malësisë së Madhe/ Ja çfarë zbuloi policia

0

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e tre të rinjve më datë 3 tetor në Malësi të Madhe.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se shkak për zhdukjen e të rinjve dyshohet të jetë bërë vjedhja e një sasi kanabisi në zonë.

Policia e Shkodrës ka dyshime se sasia e kanabisit mund t’i jetë vjedhur 37 vjeçarit Vilson Çutajt.
Në sajë të të dhënave të siguruara në rrugë operative por edhe nga disa sëshmi të marra nga banorë të fshatit, policia ka indicie se Çutaj për të marrë sa më shum informacion se kush ishte autor ka biseduar me Klement Pepajn.
Ky i fundit i ka pohuar 37 vjeçarit Çutaj se për sasinë e kanabis të vjedhur dyshonte se autor të ketë qenë kushëriri i tij, Daniel Pepaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu