Mësohen emrat e 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në një banesë në Velipojë.
Bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjoka 15-vjeç, Danjela Gjoka 18-vjeç, Enriko Gjoka 19-vjeç dhe Alketa Gjoka 30-vjeç.
Të 4 këta persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve të pësuara dhe pritet që të nisen drejt Tiranës për një shërbim më të specializuar.