KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën pasi një 55-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. Rasti u raportua si vetëvrasje, për të cilën nuk kishte asnjë njoftim zyrtar, ishte më e thellë se ç’dukej.
Bashkëshorti i të ndjerës, shtetasi Shefqet Lika, nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Shahe Lika ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se gruaja dyshohet se është vetëvarur një ditë më parë në shtëpinë ku jetonte, në Frutikulturë. Por, i dyshimtë është fakti që bashkëshorti i viktimës, me inicialet Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici. Mbrëmjen e datës 4 shtator, ai ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se e shoqja kishte pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit. Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar policinë që ka bërë të mundurarrestimin e 56-vjeçarit. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.