Dalin emrat e viktimave/ Ky është autori që ekzekutoi me armë vëllanë dhe kunatën në Tiranë

0

Është publikuar fotoja e autorit të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, ku vëllai vrau vëllanë dhe gruan e këtij të fundit.

Bëhet fjalë për Arsen Muskurtin, i cili vrau Dritan dhe Nora Muskurtin. Shkak për krimin është bërë një konflikt për pronësi, i cili ka sjellë dhe prishjen e marrëdhënieve të dy vëllezërve.

Konflikte të hershme për pronën/ Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Tiranë, vëllai mori armën dhe qëlloi…
Publikohet FOTO/ Ekzekutoi me armë vëllanë dhe kunatën

Njoftimi i policisë:

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu