Dalin fotot nga 70-vjetori i Fatos Nanos. Me kë festoi lideri historik i PS?

0

Publikohen fotot nga festa e 70-vjetorit e ditëlindjes së liderit historik, ish-kryeministrit Fatos Nano.
Kjo ditë speciale e gjeti ish-liderin e PS mes festës të organizuar enkas për të nga familjarët dhe miqtë e tij.

Ka qenë kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, i cili është edhe i afërmi i Nanos, që ka ndarë disa foto nga festa, ku ai shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.

Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!

Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, shkruan Krali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu