Dalin pamjet e aksidentit në Tiranë (VIDEO)

0

Kanë dalë pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua ditën e sotme tek Ura e Tajvanit, ku urbani i Unazës u përplas me disa makina.

Në videon e mëposhtme shihet se makina luksoze “Porsche”, i ka prerë rrugën urbanit. Si duket shoferi ka tentuar të devijojë përplasjen me urbanin duke përplasur makinat e tjera.

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tiranë. Policia Rrugore e kryeqytetit bën me dije se ata janë në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.

Referuar njoftimit zyrtar, sqarohet se shoferi i autobusit të “Unazës” nuk ka rezultuar i dehur, pas testimit me aparatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të shumëfishtë, ku u përfshinë të paktën 9 mjete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu