Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Tiranë me një viktimë dhe dy të plagosur

0

Një person humbi jetën pas përplasjes së dy automjeteve mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës. Pasagjeri Avni Gjuni mbeti i vdekur ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra. Dy shoferët e makinave janë identifikuar si Murat Dorezi dhe Egzon Murataj.

“Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu