Tërmeti i fuqishëm i rënë mesditën e kësaj të premtje në detin Egje, ka shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave në Turqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.
Ndërkohë përmes një postimi në Twitter ministri Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shrkuan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur 6 ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.
Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.
A strong #earthquake shakes city of #Izmir in western #Turkey. Pray for Izmir. 🤲🙏pic.twitter.com/uGC2JWR4ZZ
— Celil (@csagir2015) October 30, 2020