Dalin pamjet e shqiptares pas masakrës me thikë nga ish-bashkëshorti, Eduart Danaj u arrestua teksa po festonte me birra

0

GREQI- Janë zbardhru detaje të reja nga arrestimi i Eduart Danajt, 50-vjeçari i cili masakroi me thikë ish-bashkëshorten, Enkelejda Danaj në mes të rrugës.

Sipas mediave greke, autori i krimit u arrestua jashtë në një pallat në ndërtim, ndërsa ishte duke konsumuar alkool. Ndërkohë një video e publikuar po nga mediat e vendit fqinj tregon momentin pak pas vrasjes, ku 40-vjeçarja shqiptare shihet e shtrirë në tokë, me plagë të rënda në trup.

40-vjeçarja u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi.

Ajo ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar burrin drejt aktit ekstrem, ndërsa raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase.

Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa do të dilte para gjyqit më 17 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu