Dalin pamjet, si u qëllua Edison Begaj në portën e shtëpisë në sy të fëmijëve të mitur. Autori erdhi nga… (Video)

0

 

Dlin pamjet e momentit të plagosjes të “fortit” të Vlorës Edison Begaj. 38 vjeçari siç shikohet edhe nga pamjet ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij. Në momentin ku ai kthehet sërish te makina autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që në makinë gjendeshin fëmijët e tij të mitur.

Nga pamjet duket se Beja bie në tokë dhe fëmijët të tronditur lëvizin nga makina. Me datë 29 maj ka ndodhur edhe ngjarja, policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentain, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu