SERBI- Në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, si dhe bashkiake në disa bashki. Media serbe “N1” shkruan se partia e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, SNS kryeson me 46.6% të votave. Bazuar në 65,1% të sondazheve së CeSID/IPSOS, partia “Serbia nuk duhet të ndalet” fitoi 46,6% të votave, ose 129 mandate.
Në vend të dytë është “Serbia kundër dhunës” me 23% ose 63 mandate. Vendin e tretë e zë koalicioni SPS me 6.9% ose 19 mandate. Koalicioni NADA fitoi 4.9 për qind ose 13 mandate. Sipas këtyre parashikimeve, edhe lista “Dr. Branimir Nestoroviç, zëri i popullit” e kalon regjistrimin me 4,8 për qind të votave, pra 13 mandate.
Sipas të dhënave të deritanishme, ka siguruar një mandat në parlament edhe koalicioni “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” e Shaip Kamberit. Me interes pritet vitimi për bashkinë e Beogradit. Opozita është shprehur se Vuçiç do ta humbë kryeqytetin, por nga kampi qeveritar i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke shpallur fitoren.