Dallga gjigande “përpin” vogëlushen që po luante buzë urës

0

Pushimet për pak u kthyen në tragjedi për një familje në Britaninë e Madhe, pasi një vajzë rrezikoi të mbytej teksa u tërhoq nga dallgët e fuqishme të detit.

Kalimtarët u tronditën kur panë vajzën duke u tërhequr zvarrë nga vendi ku ajo po luante, në Ilfracombe Harbour, në veri të Devonit.

Një grup prej katër fëmijësh po luanin buzë një ure gjatë baticës, kur një dallgë e rrëzoi vajzën dhe e tërhoqi mes kangjellave, duke e hedhur në det.

Ndërsa vajza përpiqej të notonte për në breg, një kalimtar mori një mjet shpëtimi, ndërsa një tjetër ishte në gjendje ta kapte vajzën përpara se ajo të tërhiqej më tej në det.

Deti ishte me dallgë të mëdha për shkak të erërave të forta dhe njerëzit ishin paralajmëruar të qëndronin larg, por ashtu si fëmijët, edhe shumë të rinj të tjerë po qëndron pranë bregut, duke rrezikuar shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu