‘Terrorizonin’ Dibrën dhe Matin/ Pranga hajdutëve serialë, mes tyre dhe një i mitur (EMRAT)

0

Tre persona kanë rënë në pranga dhe një person është shapllur në kërkim në Dibër, nën akuzë për një seri vjedhjesh.

Mësohet se grabitjet janë kryer në Dibër dhe Mat, ndërsa të arrestuarit janë Muharrem Truka, Gentian Zenelhasi dhe Klejdi Hoxha. Ata akuzohen për vjedhjen në 3 banesa dhe në 2 lokale.

Po ashtu, në këkrim është shpallur Ismail Dishuka, pasi në bashkëpunim një 17-vjeçar tashmë të proceduar penalisht, kanë vjedhur dy motorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu