Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë, por nuk komentoi më tej rrethanat e vdekjes së tij.
Më herët sot, policia rajonale e Chernihiv tha se autoritetet po dokumentonin pasojat e bombardimeve të armikut të civilëve në Chernihiv qendror.
”Sot pushtuesit filluan sërish një sulm të rëndë me artileri kundër civilëve të paarmatosur. Ka të vdekur dhe të plagosur. Mes të vdekurve është edhe një shtetas amerikan.”-thuhej në një postim në Facebook.
Më shumë se 50 njerëz vdiqën në sulmin në Chernihiv, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas. Më herët sot, guvernatori i Chernihiv, Viacheslav Chaus, tha se qyteti ka përjetuar “humbje dhe shkatërrim kolosal” mes bombardimeve të pamëshirshme nga artileria dhe sulmet ajrore ruse. Chaus u tha transmetuesve ukrainas se 53 persona u vranë në qytet vetëm nga forcat ruse të mërkurën.
”Qyteti nuk ka njohur kurrë humbje dhe shkatërrime të tilla makthi, kolosale.’‘-tha ai.