Deputeti i PD, Dash Sula, del në mbështetje të fermerëve. Ai i cilëson kërkesat e tyre jetike dhe i bën thirrje qeverisë të dëgjojë kërkesat.
Postimi i deputetit Sula:
Me fermerët!
Përtej këtyre skandaleve me vjedhje në tendera e investime strategjike, sot pati një ngjarje shumë shqetësuese (Për problematikën), protesta e fermerëve.
Dhjetra fermerë e blegtorë të myzeqesë dolën me traktorët në autostradën Lushnje-Fier për të kërkuar të drejtat e tyre. Unë jam plotësisht në krahun e tyre dhe bëj thirrje ndaj qeverisë që ti dëgjoj me vëmendje e ti plotësojë kërkesat!
Nuk janë teka, por kërkesa jetike për të mos “vdekur” nga konkurenca.
Bujqësia krijon 40% të vendeve të punës dhe afro 20% të prodhimit të brendshëm bruto. Por pavarësisht këtyre shifrave që tregojnë rëndësinë e këtij sektori, qeveria i ekspozon të brishtë përball konkurentëve dhe në rastin më të keq i sulmon me politikat e veta.