Dash Sula shfaqet ndryshe në Kuvend, i veshur me pankarta bastesh online

0

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula është shfaqur ditën e sotme i veshur me pankarta bastesh online në Kuvend.

Sula ka mbuluar të gjithë xhaketën e tij me pankarta, ndërkohë që sot votohet ligji për bastet online në Kuvend. Sula u shpreh se miratimi i këtij ligji është diçka e tmerrshme, ndërsa shtoi se qytetarëve që kanë ves bastet, qeveria do ua marrë dhe ato para që kanë.

“Sepse para pak vitesh ju kujtohet deklarata e kryeministrit që tha i i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave me kullat e ndërtuara dhe sigurisht, krimi i organizuar trafikimi do të investoheshin në ndërtim dhe tani e kanë gjetur që pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e lotove. Do të justifikojnë paratë politikanët. Kjo është e tmerrshme. Të jeni të sigurt që çdo prind, e re apo i ri që e kanë një ves të tillë, këta do t’jua marrin dhe paratë e fundit që kanë”, tha Sula.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu