Dashnor Sula: Cilësia e puros që përdorin në kafenenë e parlamentin është 300 euro

0

Tiranë- Të enjten në foltoren e parlamentit deputeti deklaroi që në kafenenë e parlamentit konsumohej puro edhe hashash, deklaratë që u kalua me debat dhe u kundërshtua nga disa deputetë të tjerë të parlamentit.

Në një intervistë Sula sqaron si qëndron e vërteta e asaj deklarate.

Ai shprehet që puro ka një aromë të fortë dhe aty pihet në cilësi të ndryshme nga 10€ deri në 300€.

“Pirja e puros ka një aromë të tmerrshme, të fortë sepse varet nga lloji i puros. Aty ka deputetë që janë me pagën e vet por edhe deputetë dhe ministra që kanë përfitime të mëdha. Kështu që dhe cilësia e puros është nga 10€ deri në 300€ një puro. Nuk e di sa kushtojnë sepse nuk kam bërë kontroll por fakti është që në ambientet e parlamentit shkelet ligji, pihet duhan dhe puro.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu