Dashuri e re në horizont: Depp dëshiron dëshpërimisht të fitojë Angelina Jolie

0

Pas një divorci të trazuar me Amber Heard, aktori i famshëm Johnny Depp dyshohet se është serioz në qëllimin e tij për të fituar zemrën e  Angelina Jolie sepse ai mendon se ata janë perfekt për njëri-tjetrin.

Spekulimet e shumë vetave tani janë konfirmuar nga një burim në revistën “Globe” i cili shkruan se Depp është i vendosur ta fitojë atë, pasi që të dy janë të lirë.

“Johnny tha hapur se një nga dëshirat e tij më të mëdha ishte Angelina. Ai kurrë nuk heq dorë nga dashuria” tha burimi, duke shtuar se Depp është gati të bejë ndryshime të mëdha, vetëm për të qenë me të.

Sidoqoftë, Angelina kohët e fundit theksoi se ende i sheh plagët që mbetën si rezultat i divorcit nga Brad Pitt, gjë të cilën ky burim e konfirmon.

Kujtojmë se disa vjet më parë, Angelina dhe Johnny punuan së bashku në filmin “Tourist” .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu