Dasma u kthye në mort me 114 viktima! Rrëfehet çifti: Njerëzit filluan të ulërinin! Kapa gruan dhe fillova ta tërhiqja zvarrë

0

IRAK- Revan, 27 vjeç, dhe nusja, Haneen, 18 vjeç, i mbijetuan zjarrit, i cili filloi brenda një sallë të mbushur plot me dasmorë në Qaraqosh, në provincën Nineveh të Irakut verior, ku humbën jetën 114 persona dhe 150 të tjerë u plagosën. Dyshja pas katstrofës në ditën më të lumtur të jetës së tyre kanë thënë për Sky News se janë “të vdekur brenda” pas tragjedisë.

Revan tha se ai humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja e tij “nuk mund të flasë” pas humbjes së 10 të afërmve të saj, përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Në gjendje kritike është edhe babai i saj.

“Është e vërtetë që ne jemi ulur këtu përballë jush të gjallë. Por brenda ne kemi vdekur. Jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda,” tha ai.

Ngjarja ndodhi teksa çifti ishte gjatë kërcimit dhe papritur pati një ndërprerje të energjisë dhe, siç tregon 27-vjeçarui kur u kthye rryma ai “pa zjarr” në tavan. Pikërisht atëherë njerëzit filluan të “ulërinin” dhe të “iknin”. Duke përshkruar se si rrodhën ngjarjet, ai tha se dy fishekzjarre të vogla u ndezën ndërsa ata filluan të kërcejnë, pasuar nga katër të tjerë disa minuta më vonë. Ai vazhdoi të përshkruante ndihmën që i dha gruas së tij, e cila nuk mund të ecte për shkak të fustanit të saj të nusërisë.

“Unë e kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë. Vazhdova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxirrja nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit po iknin, njerëzit po e shkelnin. Këmbët e saj janë të plagosura,”-tregoi Revan.

Në fund të rrëfimit fatkeqësia do të thotë se ata nuk mund të qëndrojnë më në vendlindjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu