David Sassoli u nda nga jeta, Meta i hidhëruar: Europianist i palodhur

0

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli. Meta me anë të një postimi në Facebook i hidhëruar ka shprehur ngushëllimet e tij, duke shprehur se ai ishte një europianist i shquar dhe mbështetës i palodhur i zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë.

Postimi i Metës:

“I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Ngushëllime për familjen e tij dhe institucionet europiane!’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu