Ish-kryeministri Sali Berisha u përplas sot në Kuvend me ministren për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Nikolla: Ndërpritet fjala. Një fjalor aspak etik që e ka bazën te urrejtja që keni ndaj vajzave dhe grave. Spiropali: Kush të mori me qira sot? Kanë filluar të marrin me qira tani. Të hedhin edhe ndonjë kocë këtej e andej gardhit për tu marrë me njerin dhe tjetrin. Ta kuptoj moshën dhe hallin. është e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte mbyllur me turp sot, del në foltore dhe përmend problemet e tij të rënda. Me që fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, ti që sulmon ata që nuk të japin favore, unë për ty kam vetëm dy fjalë: më vjen keq për katandisjen tënde. Ke qenë kryeministër dhe nga kryeministër snajperist, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin, do të të lënë ashtu siç je i zhveshur nga cdo moral. Ku humbur Sali. e di që të ka mbetur në fyt kocka e Shkodrës.