TIRANË- Anëtari i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, u është drejtuar prokurorëve të SPAK me disa pyetje. Ai ka kërkuar sqarime mbi deklaratat e tyre se Belinda Balluku ka kërcënuar dëshmitarë në lidhje me çështjen ndaj saj. Sipas pretendimeve, kërcënimet janë bërë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet palëve të tjera.
Prokurorët kanë deklaruar se janë kërcënuar edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar që s’janë të pandehur. Sipas tyre, Balluku po prish provat duke takuar vartësit.
Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?
Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar që s’janë të pandehur.
Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?
Prokuroria: Jo.
Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar.
Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit.





