Debate në Kryesinë e PD-së, Spaho kapet me Bardhin: Mora 5 mandate, kam arritur…

0

Kryesia e Partisë Demokratike që prej orës 18:00 të pasdites së sotme është mbledhur në selinë blu për të diskutuar konkluzionet e analizës së rezultatit të 25 prillit, dy ditë para se kjo analizë të diskutohet dhe votohet në Kuvendin Kombëtar të Partisë, që do të mblidhet të shtunën.

Në mbledhjen e Kryesisë ka pasur debate të shumta, ku mësohet se deputeti i qarkut të Korçës Edmond Spahu është shprehu i pakënaqur me analizën e bërë për zgjedhjet që lamë pas.

“Analiza e Korçës nuk është reale, kemi marrë 5 mandate, maksimumin. Në analizë thuhet se Korça arriti vetëm projeksionin minimal”, tha Spaho.

Ka qenë edhe drejtuesi i qarkut Durrës, Edi Paloka, ai i cili nuk ka rënë dakord me analizën e bërë duke kërkuar ndryshimin e raportit.

“Duhet ta ndryshojmë nuk mund të jetë ky dokumenti i analizës”, tha Paloka.

Analiza e rezultatit të 25 Prillit në PD

Nga analiza e të dhënave të rezultatit zgjedhor rezulton se:

Kanë arritur projeksionin maksimal në mandate qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës.

Kanë arriturprojeksionin minimal në mandate, duke qenë brenda pritshmërisë, qarku Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë.

Nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate dhe për pasojë cilësohet si i parealizuar projeksioni në mandate për qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.

Rezultati i listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021 (39.4 %) është i krahasueshëm vetëm me rezultatin e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009 (40.2 %), me një diferencë vetëm – 0.8 %. Në këtë kuptim, për të vlerësuar performancën e secilit qark, duhet që rezultati i listës së PD në zgjedhjet e vitit 2021 të krahasohet me atë të vitit 2009 (në % ose mandate), nga ku rezulton se:

Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë.

Kanë patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Durrës, 2. Gjirokastër, 3. Shkodër, dhe 4. Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu