Shkoi për tu larë në lumë me shokët, mbytet tragjikisht e mitura

0

Një vajzë e minutur me inicialet G.K., është mbytur në lumin Devoll, teksa kishte shkuar të lahej aty me bashkëmoshatarët e vet. Ngjarja raportohet se ndodhi në fshatin Fermë Partizani, të Beratit, pasditen e sotme.

Punonjësit e policisë kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë nga lumi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë  i policisë: Berat/Informacion paraprak

Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu