Debate në Kuvend, Zhupa: Bashkitë kanë falimentuar, janë në kolaps. Denaj: Nuk është e vërtetë

0

TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare. Gjatë fjalës së saj në Kuvend deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se Reforma Territoriale e vitit 2014 ka dështuar pasi bashkitw janw nw kolaps ekonomik e financiar. Ajo mori rastin e Ksamilit ku saj duhet të ishte bashki pasi këtë e kërkojnë jo vetëm qytetarët por dhe deputetë të majtë e të djathtë. Zhupa tha se sot zonat rurale po shpopullohen pasi nuk kanë shërbime teksa akuzoi mazhorancën për falimentin e bashkive.

Përgjigjen e mori nga bashkëkryetarja socialiste e Komisionit për Reformën Teritoriale Anila Denaj, e cila tha se Ksamili ka marrë e do të marrë investime të mëdha. Ajo ironizoi deputeten e PD-së teksa i kujtoi investimet në kohën kur qeveriste e djathta. Në debat është përfshirë edhe drejtuesja e seancës Ermonela Felaj, e cila i ka kërkuar Zhupëës që të mos flasë nga vendi.

Ina Zhupa: Vijmë këtu me idenë se ishim mirë kur ishim keq, ju duke kërkuar ngritjen e një Komisioni e pranuat se kjo reformë ka dështuar. Bashkitë janë në kolaps ekonomik e financiar, korrupsion masiv në menazhimin e mbetjevve urbane. FGalimentimin e fermëreve dhe shpopullimin e zonave rurale. Të majtë e të djathtë ishin dakort për ngritjen e Komisionit, seopse të njëtat shqetësime ua kemi ngritur edhe deputetëve të majtë e të djathtë. Ne kemi ardhur me një propozim ku numri i bashkive reflekton dhe shërbimin e qytetarëve. Do ju marr një rast konkret, Ksamili, si bashki lider i turizmit në 2014 Ksamilit iu hoq Komunna dhe pse të majtë e të djathtë kishin kërkuar që të kthehejn në bashki. U bashëngjit me Bashkinë Sarandë dhe nuk merr asnjë shërbim nga bashkia. Nga analiza jopnë kjo Bashkui është e aftë që të prodhojë nga taksat, turizmi dhe banorët rreth 300 milion në vit dhe për shpenzimet që i duhen qoftë për pagat dhe të gjitha llojët e shpenzimeve nuk shkojnë më shumë se 70 milion. Pse mos ta kenë banorët e Ksamilit Bashkinë. Nuk po e bëjmë politikisht Ksamili ka votuart majtas dhe djathtas varet nga kandidati. Ju keni marrë urdhruin politik që 61 qenka numri i fatit, pavarësisht argumentave, kjo që bëni ju është një tallje e madhe. Sa herë ju kemi ne ju sa herë bëni takimet me kryebashkiakët se do ju marrim kopetencat kjo do të thotë se ka dështuar,. Ju ia keni bërë analizën financiare dhe e mohoni. Ju e keni më të lehtë që të fitoni betejën tuaj elektorale, po zgjedhjet i keni të humbura.

Anila Denaj: Nuk ka bashki të falimentuara..

Ina Zhupa flet nga vendi

Ermonela Felaj: Mos ndërhyni nga vendi.

Anila Denaj: Ju ju referuat politikisht Ksamilit dhe po të marrësh të dhënat nga Bashkia Sarandë sesi ndahen shpenzimet. Ksamili ka marrë dhe do të marrë investime më të mëdhaja më të mëdha a merrte nkur qeversnit ju.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu