Debatet nuk kanë fund as në dhomën e bardhë mes Eglës dhe Meritonit: “Nuk marr këshilla nga një vogëlush”

0

Meriton Mjekiqi, Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli tashmë janë të vendosur nga Vëllai i Madh te dhoma e bardhë, ku të shtunën do të marrin vesh se cili prej tyre do të rifutet në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. Do të jetë publiku që do të vendosë se kë dëshiron që të shikojë sërish në garë për çmimin e madh.

Edhe pse Vëllai i Madh i skualifikoi nga “Big Brother VIP3” për shkak të sjelljeve agresive ndaj njëri-tjetrit, duke se Egla dhe Meritoni nuk po gjejnë sërish paqe së bashku.

Të gjendur në një dhomë deri të shtunën, aktorja dhe moderatori kanë zhvilluar një diskutim me doza ironie, ndërsa Ilnisa është treguar më e ftohtë, duke qëndruar larg debatit.

Pjesë nga debati:

Egla: Me një njeri që më thotë interesaxhie, nuk denjoj të flas. Mëso të flasësh!

Meriton: Po je.

Egla: Çfarë jam?

Meriton: Nuk flas me një njeri që nuk e kupton se çfarë flas. O je e edukuar, o s’je.

Egla: S’jam e pa edukatë, unë thashë çfarë jam!

Meriton: Unë them çfarë realisht je dhe të thashë ‘pse je kontradiktore’.

Egla: Sepse njeriu është ashtu, kontradiktor.

Meriton: Ti dhe Romeo keni interesa të përbashkëta për të shkuar në finale.

Egla: Unë i kam xhan, jam vetëm.

Meriton: Si mund ta kesh xhan kur i thua kastravec?!

Egla: Kastraveci është një perime që unë e dashuroj.

Meriton: Si mundesh me i thënë Heidit je italiane, me zë të lartë?!

Egla: I jam afruar për t’i thënë mos thuaj ‘jam italiane’. Po thua gjëra papagallshe. Bëfsh gjumin e ëmbël dhe pafsh ëndrra… të bukura!

Meriton: Sa të qartesh, flasim.

Egla: Jo se nuk marr këshilla nga një vogëlush 28-vjeçar.

Meriton: Ti e di shprehjen ‘I vogël, i vogël, por sherrin e madh’.

Egla: Jo nuk e di, ke sherr të madh ti?

Meriton: S’e kupton ti, ndoshta se është e thellë.

Egla: Ndoshta, se nuk jam aq e thellë sa ti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu