“Debati konstruktiv” investim për përmirësimin e njohurive të nxënësve

0

Zhvillimi i mendimit kritik tek nxënësit e shkollave 9-vjeçare është investimi më i ri ku do të angazhohet organizata LIBURNETIK. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Qamil Guranjaku’, në Elbasan u organizuan për herë të dytë nga Agim Gremi dhe Enia Hoxha, aktivistë në organizatën Liburnetik për vazhdimin e një investimi të ri “ Kampionati Kombëtar i Debatit’ për të përfshirë dhe shkollat 9-vjeçare.

Zhvillimi i ‘mendimit kritik’ tek të rinjtë është një koncept i shumë debatuar brenda kornizës së edukimit jo formal, i prekur dhe trajtuar shumë nga organizatat e shoqërisë civile apo edhe si koncept i pranishëm në strategji të ndryshme që trajtojnë aspekte të edukimit alternativ dhe aktivizmit. E sipas drejtoreshës së zyrës vendore të arsimit në Elbasan Anila Cota është në dobi të nxënësve të organizohen të tilla aktivitete.

Mendohet se mosha e adoleshencës është idealja, pasi përshkohet nga një zhvillim konjitiv i rëndësishëm në jetën e një individi dhe me një fazë të gjerë socializimi. Madje njëra nga nxënëset që mori pjesë në debat u shpreh duke thënë se ky lloj aktiviteti I ndihmon të artikulojnë në mënyrën më të mire dhe të pasurojnë fjalorin e tyre.

Ky aktivitet nxori në pah aftësitë e nxënësve për të argumentuar, për të stimuluar situata të ndryshme dhe për të përdorur statistika apo informacione në dobi të një teme të caktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here