Dedikimi prekës/ “Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë. Eshtë një vend në bankën e tretë…”. Mësuesit prekin me mesazhin për të riun që humbi jetën në Elbasan

0

Një aksident tragjik ndodhi dje në aksin Librazhd-Elbasan, ku një 21-vjeçar humbi jetën në një aksident me makinë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mengel.

Automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari , Rei Palloshi doli nga rruga dhe për pasojë aksidenti rezultoi tragjik.

Dhimbja që la pas është e madhe për të gjithë të afërmit e tij dhe miqtë që e njohën. Në lidhje me ngjarjen tragjike kanë reaguar edhe mësuesit e të riut në shkollën kur dikur ishte nxënës.

Postimi i mësuesve:

Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë. Eshtë një vend në banken e trete të mendimeve tona qe do te jëtë përhere yti. Do të të kerkojme në boritë e makinave buzë rruges, do të dëgjojme tërë jetën zërin tënd: -Zyshat e mia. Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei. Që nga Parajsa ti sot na përshendet mes yjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu