Defekt në motor, merr flakë një makinë, nuk ka të lënduar

0
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

TIRANË- Një makina ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se rreth orës 18:15 një makina në pronësi të personit me inicale M.C ka marrë flakë, ndërkohë që dyshohet se shkaku ka qenë një defekt në motor.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 30.11.2021, rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko”, ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu