Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Rama i kërkon ndjesë Komisioneres Marta Kos: Siç i themi ne shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara

0

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila dënoi sulmet e deklaratat për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Në një reagim në “X” kreu i qeverisë ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, Rama duke i kërkuar ndjesë për mënyrën se si një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama.