Deklarata e Gazmend Bardhit, reagon menjëherë Taulant Balla

0

Drejtuesi politik i fushatës së PS për Elbasanin, Taulant Balla ka reaguar pas daljes në një konferencë për shtyp të drejtuesit politik të fushatës së PD Gazment Bardhi, lidhur me ngjarjet e rregjistruara një ditë më parë në qytet. Në një takim me disa banorë ai shprehet se :

“Turpi i tyre ishte që organizuan një antimiting të turpshëm në një ditë feste.  Pra kur shkon diku për festë nuk e di që duhet të shkosh me flamurë të vendosur nëpër makina dhe pastaj të flasësh në emër të popullit.

Festën dje e kishte populli i Elbasanit dhe jo pa qëllim ne anulluam çdo lloj aktiviteti të Partisë Socialiste sepse dje ishte një festë edhe në festë nuk bëhet politikë. E pastaj diku te 100 steriotipe të ngjashme me Ilir Metën dhe Sali Berishën filluan thirrjet e jo vetëm karakterit politik por edhe thirrje me mungesë të theksuar të kulturës e shprehje kuptimplota të rrugaçërisë. Megjithatë unë uroj që demokratët e thjeshtë të qytetit të Elbasanit të distancohen nga këto ngjarje.

Organizatori ishte Basha, sepse të mbledhësh njerëz kundër partisë tjetër është e papranueshme. Fol çfarë të duash ti, thirr si të duash ti, ama tjetri ka të drejtën e vet. Për të respektuar kushtet e Covid-it unë nuk kisha ftuar as deputetët. Ishte vetëm Kryeministri Rama, unë, Evis Kushi ministrja dhe kryetari i Bashkisë, kaq. Sepse aq lejon ligji e jo më shumë njerëz.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu