Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot

0

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej tyre ‘nuk i duron dot’.

Në mbledhjen e Bordit të Paqes, Trump deklaroi se pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e këtij grupi. Ndër të tjera presidenti amerikan, vlerësoi të gjithë udhëheqësit që kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e këtij bordi.

“Bordi i Paqes është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme të cilat janë krijuar. Thuajse çdo vend dëshiron që të jetë pjesë e këtij grupi. Kam dërguar ftesa dhe liderët e këtyre shteteve janë në Davos. Janë disa që i pëlqej, disa jo, por në këtë grup i pëlqej të gjithë, përveç 2-3 që nuk i duroj dot”, tha ai.