Deklarata që po “trazon” ujërat: Messi largohet nga PSG-ja, rikthehet tek Barcelona

0

Ambientimi i Lionel Messit në Parsi bëhet gjithmonë edhe më i vështirë, diçka që vihet re edhe në paraqitjet e tij sportive.

Pas impaktit që pati në momentin e kalimit nga Barcelona tek PSG gjërat nuk është se kanë shkuar sipas parashikimeve për argjentinasin dhe klubin parizien.

Kjo situatë ka sjellë dyshime se ai mund të largohet nga PSG në qershor. Kjo është deklarata e fortë e Lobo Carrascos, lojtarit legjendar të Barcelonës dhe bashkëpunëtor i rregullt i ‘El Chiringuito’.

“Nëse Messi fiton, ai mund të qëndrojë edhe një vit. Por nëse PSG nuk fiton, Messi mund të largohet. Pesë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, sidomos sa i përket Champions League, mendoj se ai mund të detyrojë largimin” – u shpreh ndër të tjera legjenda e Barcelonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu