Një 17 vjeçar nga Shtërmeni kap Kryqin e Ujit të Bekuar në Elbasan. Emri

0

Edhe në Elbasan besimtarët ndoqën ritet fetare kryesuar nga Metropoliti Imzot Andoni. Ceremonia e hedhjes së Kryqit u mbajt në një nga pishinat e qytetit. Tre djem u hodhën në ujë për të kapur kryqin , ndërsa këtë vit e kishin më të lehtë për shkak të temperaturave të ngrohta. Ai që mundi të kapë kryqin ishte 17 vjecari nga Shtërmeni Joan Belshaku.

I emocionuar i riu pohoi se kjo ishte hera e parë që bëhej pjesë e një rituali të tillë që shënjon ditën e pagëzimit të krishtit.

Metropoliti Imzot Andoni teksa foli për simbolikën e ditës së ujit të bekuar u lut për më shumë mirëqënie, lehtësim për të sëmurët dhe largimin e pandemisë e cila prej dy vitesh mban të mbërthyer globin.

Ndërkohë edhe në Kishën Shën Maria në lagjen ‘Kala’ u hodh kryqi nga at Nikolla Marku.

Prej vitesh njihen divergjencat e tij me Janullatus ndaj at Nikolla Marku i zhvillon veç ceremonitë fetare.

Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar, duke marre me vete nga ky ujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu