Deklaratat e Dodik për ‘Sebinë e Madhe’, Rama: Jam i befasuar nga mungesa e reagimit të BE

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratat nxitëse të Milorad Dodik kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Me anë të një postimi në Tëitter, Rama ka deklaruar se është i befasuar që nuk ka asnjë reagim deri më tani nga partnerët e BE-së. Po ashtu ka theksuar se shpreson që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt.

Postimi i Plotë:

Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!

Milorad Dodik tre ditë më parë ka deklaruar se zgjidhja e vetme në rajon është që të krijohet një shtet i përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi. Fillimisht ishte presidenti malazez Jakov Milatoviç, i cili e quajti këtë deklaratë si dashakeqëse.

“Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe, nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, tha Dodik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu