Deklaratat e forta pas tensioneve në veri, Albin Kurti merr vendimin për Ministrin serbo-kosovar

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se nuk do të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç.

Kurti gjatë një prononcimi për media nga Prizreni, ka thënë se problemi nuk është Rakiç, duke shtuar se  shkarkimi i tij do të bëhej çështje.

“Qeveria jonë me veprimet tona e ka godit nervin e çështjes. E ky është luftimi i krimit të organizuar, i korrupsionit dhe i kontrabandës, me ç’rast përveç se po kemi sukses me hetimet tona intensive me policinë tonë profesionale, në të njëjtën kohë po ndodh një demaskim gjigant i Serbisë sa i përket përpjekjeve të saj destruktive me strukturat saj ilegale në Kosovë.

Me këtë rast qartazi ne jemi në rrugën e drejtë, dhe pikërisht për shkak se ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vuçiqit nuk po arrin t’i mobilizojë serbët kundër veprimeve të drejta e të ligjshme të qeverisë tonë. Ne kemi goditur nervin e çështjes. Çështja nuk është Rakiqi. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, ka deklaruar Kurti.

Pas aksionit të policisë dhe doganës në disa pjesë të Kosovës, Rakiç  kishte bërë deklarata të rënda në kundërshtim të aksionit. Ndaj deklaratave të Rakiçit kishin reaguar edhe ambasadat e huaja në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu