Japoni/ Numri i vetëvrasjeve të fëmijëve arrin në shifra rekord

0

Japonia regjistroi numrin më të lartë të vetëvrasjeve të studentëve që nga viti 1974 vitim e kaluar, një vit pandemik për të gjithë planetin. Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2020 vdiqën 415 studentë të moshës 6 deri në 18 vjeç , një numër rekord që nga viti 1974, kur vetëvrasjet e studentëve filluan të shtoheshin në vend.

Arsyet për më shumë se gjysmën e vetëvrasjeve të studentëve mbeten të panjohura, sipas rrjetit televiziv shtetëror NHK . Por numri i vetëvrasjeve në vitin 2020 është 31% më i lartë se në vitin 2019, kur 317 studentë humbën jetën.

Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit të Japonisë tha se rritja e vetëvrasjeve të studentëve ishte “jashtëzakonisht shqetësuese” . Ministria e Arsimit e Japonisë kryen një studim vjetor të shkollave të të gjitha klasave dhe mbledh të dhëna për vetëvrasjet, ngacmimet dhe mungesat e pajustifikuara.

“Rezultatet tregojnë se pandemia ka shkaktuar ndryshime në mjedisin e shkollës dhe familjes dhe ka pasur ndikim në sjelljen e fëmijëve. Unë dua të promovoj përpjekjet për ta bërë më të lehtë për njerëzit që të gjejnë ndihmë dhe për t’u siguruar që fëmijët që nuk mund të ndjekin shkollën mund të vazhdojnë shkollimin e tyre,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here