Deklaroi se e vrau pasi e quajti “malok”, Gjykata jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Olgert Dhimitrin

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me gurg” për 37-vjeçarin Olgert Dhimitri i cili pas një sherri banal qëlloi me thikë duke lënë të vdekur Ilir Kapon.

Konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur pasi viktima, Ilir Kapo, e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje. Autori dhe viktima ndodheshin në të njëjtin lokal, të dy ishin nën efektin e alkoolit.

Pas arrestimit të tij nga policia, Olger Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Ndërsa gjatë seancës së sotme përballë Gjykatës ai është shprehur se nuk mbante mend asgjë dhe se i vinte shumë keq për ngjarjen dhe aktin e rëndë që kreu duke shfaqur shenja pendese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu