Alesia Bami po shijon pushimet në Mykonos. Disa burime të afërta të saj kanë zbuluar se po i kalon pushimet e saj së bashku me një biznesmen të njohur në botën e biznesit.
Alesia Bami është një ndër moderatoret më të dashura dhe suksesshme për publikun shqiptar. Ajo ka zgjedhur që këtë verë ta shijojë në një ndër ishujt e Greqisë, Mykonos.
Nga burime e afërta të saj është mësuar se ajo ka kaluar 1 javë të mrekullueshme me të dashurin e saj në Mikonos. Partneri i Alesias nuk është një personazh i njohur për mediat, por në botën e biznesit është një emër mjaft i lakuar. Çifti ka vendosur t’i shmanget syrit të publikut, por edhe të shijojnë pushimet në një nga destinacionet më luksoze të Europës.
Para dy javësh në një intervistë në emisionin “Proçesi Sportiv” që moderohet nga moderatori Edi Manushi, përmes një telefonate Bami tha se në vendin ku ajo po bën dhe pushimet tha: “Këtu në fakt ka shumë futbollistë që pushojnë. Nuk dua të përmend emra”.