Del data kur nis viti shkollor 2020-2021

0

Pas kryerjes së orëve mësimore në kushtet e shtëpisë për shkak të pandemisë së koronavirusit, Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021.

Në të bëhet me dije se shkollat do të hapin dyert më 14 shtator për vitin e ri shkollor.

Ndërsa nuk është bërë ende e ditur rregullorja për kushtet e reja ku do zhvillohet mësimi por duket se do të ndikohen nga situata e pandemisë Covid-19.

Për ciklin 9-vjeçar mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor.

Gjimnazet do fillojnë mësim njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë, në 15 qershor.

Matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu