Del EMRI/ Ky është personi që sulmoi seksualisht alpinisten në qendër të Pejës

0

Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikqi në qendër të Pejës. Nikqi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht.

Nikqi ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Alpinistja ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale. Flori Beqiraj është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”, e ndërsa sipas gazetës express, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Pejë pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu