Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe.
Dueli vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, me tanët që pas suksesit 2-0 me Moldavinë tre ditë më parë në Tiranë, kërkojnë tri pikët e radhës.
Trajneri Sylvinho ka vendosur t’i qëndrojë shprehjes që “formacioni fitues nuk ndryshohet” dhe sërish në Torshavn do kemi një vendosje 4-2-3-1, e përdorshme edhe në 4-3-3.
Në portë do jetë sërish Berisha, teksa mbrojtja është për Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesi i fushës do përbëhet nga Asllani, Ramadani dhe Bajrami, duke lënë Asanin, dhe Seferin në mbështetje të Cikalleshit. Ndryshe nga tre ditë më parë, Asllani dhe Seferi e nisin nga minuta e parë.
Formacioni zyrtar:
Shqipëria XI: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho.